Policia e Vlorës njofton se ka arritur të neutralizojnë një bandë shumë të rrezikshme të rinjsh që ishin kthyer në tmerrin e qytetit për shkak të grabitjeve të dhunshme me armë. Në sajë të operacionit të koduar ‘Sfida 2’ janë vënë në pranga 6 persona: Nardi Idrizi, Joni Idrizi, Mario Metaj, Armando Likaj, Elton Veliko dhe Rexhino Aliu, banues në Vlorë, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E. H., M. V., dhe A. D., gjithashtu banues në Vlorë.


Banda kriminale e përbërë nga 9 shtetasit e mësipërm, të cilësuar nga policia si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë përgjegjës për 9 grabitje me armë që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës kohët e fundit, dhe para 5 ditësh, gjatë një grabitje ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë.


Kapoja I bandës, sipas policisë ishte Nardi Idrizi, i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22.08.2012, në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së një karburanti. Ndërkaq, të arrestuarit i kanë pranuar akuzat, por gjithashtu ekzistojnë edhe shumë prova shkencore të policisë të cilat vërtetojnë implikimin e tyre në ngjarjet kriminale.

26 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)