Mikel Marsi


Një 59-vjeçare ka rënë në pranga të policisë së Vlorës, pasi është kapur në flagrancë teksa tentonte të kalonte nga Vlora për në  Brindizi.


Mendoj se do të kalonte pa asnjë lloj kontrrolli, duke fshehur këndën narkotike nën vete, por zbulohet nga punonjësit e policisë kufitare të Vlorës.Mesditën e sotme kur trageti I linjës Vlorë Brindisi po bëhej gati për tu nisur drejt Italisë, dhe ishin pasagjerët e fundit të cilët po merrnin vulën e kalimit, në  pikën e kontrollit të termnalit të Vlorës, midis pasagjerve ka qënë dhe një grua rreth të 60-ve e cila pasi ka marrë vulën , ka shfaqur shenja nervozizmi. Menjëherë policia kufitare e Vlorës ka mënjanuar 59 vjeçaren , dhe më pas I ka bërë një kontrroll të bagazheve që ajo kishte me vete. Ndërkohë nga kontrolli I ushtruar në bagazh 59 vjeçares Lizheta Zharra , nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. Më vonë është shoqëruar nga dy punonjëse të policisë së portit në dhomat e sigurisë dhe I është bërë një kontroll trupor. Nga kontrolli I ushtruar në trup 59 vjeçares Lizheta Zharra në pjesën e poshtme të trupit , nën korse i është gjetur dhe lënda narkotike . Menjëherë ajo është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës dhe ndërkohë nga punonjës të antidrogës është bërë dhe verifikimi I lëndës narkotike e cila dyshohet se është e tipit heroinë, me peshë rreth 500 gr.