Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një prej minierave të kromit në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në galeritë e minierës në Komunën Martanesh, e ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar nëe shembjen e galerisë.
Paraprakisht mësohet se viktima është Murat Kaceli, 45 vjeç, nga Mati. Ndërkohë që kolegu i tij i plagosur është Abdulla Hoti, 47 vjeç, nga Mati. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Numri i viktimave të galerive të kromit po shtohen frikshëm. Vetëm pak ditë më parë, në 22 gusht, një 21-vjeçar nga Tropoja humbi jetën aksidentalisht teksa punonte në galeritë e kromit në fshatin Kam.
30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)