Një lëkundje e fuqishme tërmeti me intensitet 7,6 gradë i shkallës rihter është regjistruar rreth orës 15:00 (ora 21:00 me orën lokale) në Filipine. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 34, 9 km në thellësi të oqeanit Paqësor, në veri të ishullit të Mindanao,139 kilometra në lindje të Sulangan në Filipine.


Duke u nisur nga forca e lëkundjes, Qendra e Vëzhgimit të Tsunameve në Paqësor e ka vlerësuar situatën tejet të rrezikshme dhe ka dhënë menjëherë alarmin për ndonjë cunami të mundshëm për gjithë Paqësorin Lindor, nga Japonia në Papua, Guinea e Re, i cili është tërhequr pak kohë më pas.


Hapësira ku është ndjerë lëkundja ka një aktivitet shumë të lartë sizmologjik, më të madhin në të gjithë arkipelagun filipinas. Lëkundjet u ndjenë edhe qindra kilometra larg epiqendrës, megjithatë për momentin nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.


Më 17 gusht të vitit 1976, një tërmet me forcë 7, 9 gradë të shkallës rihter në Mindanao shkaktoi rreth 8000 viktima.


31 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)