Zëvendësimet


Mërgim Hoxhaj zëvendësohet nga Arjan Boxhaj


Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka ndryshuar kryepolicin e Fierit. Mërgim Hoxhaj largohet nga detyra pas disa ngjarjeve të rënda në këtë qytet dhe në vend të tij emërohet Arjan Boxhaj, i cili ka drejtuar më parë Policinë e Shkodrës, Beratit dhe të vetë Fierit. Për Boxhajn është një rikthim në Fier, pasi vite më parë ka qenë drejtues policie. Burime nga Policia e Shtetit thanë se Boxhaj është komanduar deri me një urdhër të dytë, ndërsa nuk jepen detaje për “fatin” e Mërgim Hoxhajt.


Zëvendësimi i drejtorëve vjen në një kohë që qyteti i Fierit është mbërthyer nga ngjarjet kriminale. Disa ditë më parë u ekzekutua në një lokal vëllai i tretë i familjes Heqimi. Pas veprimeve të para në vendngjarje, policia nuk gjeti asnjë të dhënë për autorin e mundshëm, ndërsa ka informacione vetëm për motivin, i cili lidhet për hakmarrje.


Ndërkohë, një tjetër ngjarje ndodhi në fshatin Seman të Fierit, ku një 30-vjeçar ekzekutoi ish-vjehrrin, pasi ky i fundit i kishte prishur martesën. Konflikti ishte denoncuar më parë në polici, e cila nuk kishte kryer asnjë verifikim në terren apo të pajtonte palët. Nuk ka informacione nëse këto ngjarje kanë ndikuar apo jo në shkarkimin e Hoxhajt.


 


Krimi


Zëvendësimi i drejtorëve vjen në një kohë që qyteti i Fierit është mbërthyer nga ngjarjet kriminale