Një 45-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në qytetin e Sarandës pa një konflikti të momentit me një person tjetër, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është Adrian Beqiri, 45-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë Ferdinand Xhago, 32 vjeç dhe Orest Ziflaj, 22 vjeç.


Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një grindjeje ndërmjet dy personave, e cila ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit në ambientete e një lokali në pronësi të viktimës Beqiri, ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të plagosur aksidentalisht, për shkak se autori i krimit ka shtënë me breshëri automatiku.


Ndërkaq, pas ngjarjes autori i vrasjes është larguar me një automjet dhe ende nuk dihet ndonjë detaj rreth identitetit të tij.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe është vënë në kërkim të autorit të krimit.

31 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)