Dy kamikazë kanë hedhur veten në erë pranë një baze të NATO-s në lindje të vendit, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë, thanë burme zyrtarët në Afganistan. Ndër viktimat e sulmit vetëvrasës janë të paktën edhe dy policë afganë.
Ndërkohë, nuk ka ende raporte nëse në sulmin e ndodhur në krahinën Sajed Abad, ka vdekur edhe ndonjë ushtar i NATO-s.
Shahidullah Shadid, një zëdhënës i guvernatorit provincial të Vardakut, tha se njëri prej sulmuesve vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë një kompleksi ku gjendet zyra e guvernatorit të qarkut, ndërsa tjetri e shpërtheu bombën që mbante në trup pranë një kamioni-cisternë me karburante, në një rrugë që ndan kompleksin nga baza e NATO-s. Pjesa më e madhe e pazarit rreth bazës së NATO-s u shkatërrua nga shpërthimi i fuqishëm.
1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)