Albatros Rexhaj


“Bombë në Beograd”


Botoi: “Dudaj”


Çmimi: 800 lekë


“Bombë në Beograd” është libri më i ri nga Albatros Rexhaj. Ky është roman i zhanrit triller, i shkruar në stilin e prozës filmike. Ngjarja zhvillohet në verën e vitit 1998. Romani e tregon në mënyrë koncize pastërtinë e luftës, moralin dhe kodin e ushtarëve të lirisë. Zbërthimi niset prej këndit se përkundër sfidës dhe tundimeve të brendshme, emocione këto krejtësisht njerëzore, luftëtarët e lirisë e kanë zgjedhur etikën ushtarake si udhërrëfim për ballafaqim me armikun. “Një ngjarje e imagjinuar, megjithatë ngjashmëritë me persona dhe ngjarje reale janë të mundshme”, thuhet në kopertinën e pasme të librit. Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në degën e artit dramatik.