Rafineria më e madhe e naftës në Venezuelë u rikthye në punë disa ditë pasi një shpërthim i madh shkaktoi vdekjen e 42 punëtorëve, njoftoi kompania shtetërore e naftës PDVSA.


Shpërthimi që ndodhi të shtunën e kaluar u vuri flakën rezervuarëve të naftës duke shkaktuar dëme të mëdha. Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur, por zyrtarët kanë sugjeruar se bëhet fjalë për një rrjedhje gazi.


Kritikët e kanë akuzuar kompaninë për neglizhencë në mirëmbajtjen e zakonshme për shkak se fitimet e saj i janë transferuar qeverisë së Presidentit Hugo Çavez, i cili i përdor për programe populiste që synojnë të ruajnë pushtetin e tij.


Rafineria ka kapacitet të përpunojë 645 mijë fuçi nafte në ditë. Bota aktualisht konsumon rreth 100 milionë fuçi nafte në ditë.