Partia Demokratike e presidentit amerikan, Barak Obama, fillon sot Konventën e saj kombëtare. Takimi treditësh në qytetin Sharlote, në Karolinën Veriore, pritet të kulmojë të enjten, kur Obama formalisht do të pranojë nominimin e demokratëve për të synuar rizgjedhje në postin e presidentit.
Javën e kaluar përfundoi Konventa e Partisë Republikane, në të cilën Mit Romni pranoi zyrtarisht nominimin për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.
Në hapjen e sotme pritet të flasë edhe Mishel Obama, bashkëshorte e presidentit Barak Obama.
4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com