Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në zonë e Kombinatit, në rrugën “Hamdi Cenoimeri’, në Tiranë, për shkak të shpërthimit të një granate. Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit,të miturit me iniciale A.Xh, A.M dhe F.Xh, të tre 15-vjeçarë, kanë gjetur një ndezës granate dhe kanë nisur të luajnë me të, por lënda plasëse u ka shpërthyer në duar.
Menjëherë është bërë transportimi i adoleshentëve në Spitalin Ushtarak. Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime në sy dhe në pjesën e fytyrës për shkak të shpërthimit të papritur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet rreth aksidentit.
4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)