Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot degradimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve tranzicion. Në një tryezë me intelektualë, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçin, se ka shpërdoruar detyrën duke shkatërruar vlerat kultuore, për qëllime politike.


“Qindra shtëpi muze në Gjirokastër e Berat janë drejt zhdukjes. Po ashtu edhe kalatë në Durrës, Tiranë e Shkodër, për të ndërtuar pallatet e korrupsionit. Nga parimi një pallat një deputet, po kalohet në parimin një deputet, një kala. Po kalohet në parimin, çdo i afërm me nga një minierë dhe çdo sekser me një kala. Ngaqë sot s’ka më hapësira për pallate, të gjithë po ndjekin kalatë. Këta janë gati të shkatërrojnë historinë dhe kulturën për interesat e tyre”, ka deklaruar Spahiu, i cili më tej ka shtuar se do të kërkojë dënimin me 8 vjet burg për ministrin Bumçi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.


5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)