Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Kavajë, në afërsi të Golemit si rezultat i të cilit kanë humbur jetën dy persona, nënë dhe djali i saj. Viktimat janë Violeta Metani, 28 vjeçe dhe foshnja e saj rreth 4 muajsh, të cilat janë përplasur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.
Sipas policisë, 28-vjeçarja me djalin vetëm 4 muajsh në duar ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është përplasur për vdekje nga një makinë me targa angleze LS 54 KDK që drejtohej nga 40-vjeçari Latif Tola, nga Durrësi, i cili sapo ishte kthyer nga Londra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatal për nënë e bir, ndërkohë që ka nisur menjëherë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)