“Fiks Fare”


Në Dhërmi dhe Ksamil bie fluksi i turistëve nga 20 deri në 40


Në kulmin e sezonit turistik banorët dhe turistët e Sarandës u “dogjën” për një pikë ujë. Qyteti, që në afërsi të tij ka burime dhe rezerva me ujë të pijshëm për të furnizuar gjithë Shqipërinë dhe jo një qytet si Saranda, edhe këtë sezon turistik vuajti mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.


Kryebashkiaku i Sarandës, zoti Stefan Çipa, e ka cilësuar pozicion e qeverisë si “Anti Sarandë”. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, pranon se këtë vit, edhe pse janë përpjekur shumë si pushtet vendor për të afruar turistët, ata kanë qenë të pakënaqur nga ajo që u është ofruar për shkak të mungesës së ujti të pijshëm. Qesko Çakalli, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, thotë se ky institucion ka nevojë për investime të mëdha në rrjetin prurës dhe në atë të shpërndarjes në disa zona të qytetit.


Në Dhërmi dhe në Ksamil bie fluksi i turistëve nga 20 deri në 40%, shkak mungesa e energjisë elektrike dhe tensioni i ulët.


Problemet me furnizimin me energji elektrike kanë larguar pushuesit edhe këtë vit nga Ksamili dhe Dhërmiu.


“Fiks fare” me anë të një aparati mati tensionin e energjisë elektrike në disa lokale, hotele dhe banesa në Dhërmi dhe Ksamil. Pronarët e bizneseve ankohen për tensionin e ulët që vjen në bizneset e tyre. Ata pretendojnë se, për shkak të këtij tensioni të ulët, nuk funksionon asnjë prej pajisjeve elektrike, as kondicioneri, as frigoriferi, madje shpeshherë u janë djegur për shkak të luhatjeve të tensionit.