Ushtria turke raporton se 25 ushtarë janë vrarë nga një shpërthim në një depo municioni në Turqinë perëndimore.
Shumë nga ushtarët kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës dhe u nxorën jashtë vetëm pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët, ndërkohë që shumë të plagosur janë dërguar në spitalin ushtarak për mjekime të specializuara, raportojnë mediat turke.
Shefi i personelit të ushtrisë tha në një deklaratë se, shpërthimi ka ndodhur të mërkurën vonë në një depo në Afionkarahisar, ku ruheshin granatat e dorës. Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e sulmit terrorist.
Një zyrtar është cituar të ketë thënë se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë hedhja aksidentale e një granate dore.
6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)