Ish-kreu i shtetit, Bamir Topi, do të ulet sot në zyrën e tij në selinë e Frymës së Re Demokratike për të nisur kështu një fazë të re në jetën e tij politike. Sot paradite Topi do t’i drejtohet FRD-së, jo vetëm si përfaqësues i saj, por dhe si një aspirant për të marrë drejtimin e kësaj partie dhe çuarjen e saj drejt zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2013-s. Ajo që vihet re teksa hynë në zyrën e re të Topit lidhet me faktin se ajo ka të gjitha hapësirat e nevojshme për të qenë dhe zyra e kryetarit të kësaj partie. Ajo është e pajisur me paradhomë dhe me një hapësirë të bollshme brenda saj që bën të mundur takime të gjera.