Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 29 personave në Veri dhe Vientamin Qendor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilat i referohen burimeve zyrtare. 17 prej viktimave ishin punëtor të një miniere në provincën Yen Bai. Ata kanë gjetur vdekjen nga rrëshqitjet e tokës.
Sipas sinoptikanëve reshjet e dendura të shiut do të vijojnë dhe për disa ditë në provincën Nghe An, ku autoritetet shtetërore po marrin masa për evakuimin e popullsisë nga zonat e rrezikut.
Në Vietnam çdo vit vdesin mesatarisht 430 persona për shkak të fatkeqësive natyrore.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)