Një person ka mbetur i vrarë me thikë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një ceremonie dasme në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ndërsa viktimë ka mbetur 56-vjeçari Pëllumb Belegu, nga Çerma e Lushnjës. Sipas të dhënave të policisë, 56-vjeçari është goditur 4 herë me thikë, ndaj nuk ka mundur të mbijetojë prej plagëve të marra.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Blerim Esja, i cili ishte gjithashtu i ftuar në dasmë. Ndërkohë, mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur nga ngjarja kanë tentuar të ndajnë autorin dhe viktimën në momentin që janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Ata janë transportuar menjëherë për ndihme mjekësore në spitalin rajonal.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe autori i kësaj vrasjeje ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin.
9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com