Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.
Zonja Klinton u takua dje me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, gjatë samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vlladivostok të Rusisë.
Nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin i ka përshkruar bisedimet si “shumë konstruktive”, megjithatë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë nga Moska që të shtojë presionin ndaj Sirisë.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet presionin ndërkombëtar në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Hillari Klintonin, tha se Rusia “është në mënyrë absolute kundër sanksioneve shtesë ndaj Sirisë dhe Iranit.
9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)