Gjykata e Lartë shpalli si të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ku ai shfaqej me vartësin e tij, Leonard Beqiraj, duke ndarë para mes tyre. Vendimi është marrë sot me shumicë votash nga Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë.


Gjykata e Lartë ka rrëzuar kështu edhe provat e prokurorisë ndaj Dritan Priftit. Për avokatin e Priftit, Fatmir Brraka, ky vendim do të thotë, “pushim i çështjes”, gjithsesi seanca gjyqësore e radhës ndaj çështjes Prifti-Beqiraj pritet të mbahet më 14 shtator.


Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministri , Leonard Beqiraj, u akuzuan për korrupsion pasiv, pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një shumë prej 69 mijë eurosh me njëri-tjetrin. Videoja u zbulua në në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)