Ish-kryeministri francez, Dominique De Villepin, është ndaluar nga policia për shkak të akuzave për korrupsion. Lajmi është bërë publik nga e përditshmja franceze “Le Monde”, sipas së cilës De Villepin është ndaluar në një kazermë të xhandarmarisë së Parisit, ku ishte thirrur për tu marrë në pyetje për një rast korrupsioni të lidhur me Relais & Chateaux.
Hetimet lidhen me Régis Bulot, (president i Relais & Chateaux deri në janar të vitit 2006, dhe njeri i afërt i De Villepin), i cili është arrestuar në vitin 2011 me akuzat e mashtimit, shmangies së detyrimeve financiare dhe riciklimit të parave. Emri i ish-kryeministrit De Villepin doli në dritë pas përgjimeve të telefonatave. De Villepin nuk pranoi asnjë akuzë kur emri i tij u shfaq në media në fund të vitit 2011, e njëjta periudhë kur po projektonte të kandidonte për zgjedhjet presidenciale.
11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)