Një femër është gjetur e vdekur nga kalimtarë të rastit në zonën e Qafë-Thanës, në Pogradec. Trupi i pajetë i gruas, që sipas të dhënave paraprake mendohet të jetë rreth 35 vjeç, është pikasur buzë rrugës rreth orëve të pasdites nga njerëz të cilët më pas kanë sinjalizuar menjëherë uniformat blu të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.


Sipas të dhënave të policisë, nga këqyrja e kufomës arrihet të kuptohet se bëhet fjalë për një vrasje dhe se viktima është qëlluar brutalisht me gurë, ndërsa plagët më të shumta i ka në kokë. Mendohet se vdekja e gruas ka ardhur pikërisht si rezultat i goditjeve me gurë.


Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur krimin, në mënyrë që të mundësohet identifikimi i viktimës dhe autorëve të ngjarjes.

12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)