Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë të ditur se forcat turke të sigurisë kanë vrarë dhe arrestuar rreth 500 rebelë kurdë, gjatë muajit të kaluar.


Erdogan ka thënë se dhjetëra rebelë janë vrarë në 10 ditët e fundit, në një operacion të ushtrisë në qytetin Hakari.


Ai ka thënë se operacionet kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) do të marrin fund vetëm kur rebelët të dorëzojnë armët. PPK ka nisur lutë të armatosur për të vetëqeverisur në juglindje të Turqisë më 1984.


Si rezultat i konfliktit të përgjakshëm, deri më tani kanë humbur jetën rreth 45 000 njerëz. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e cilësojnë PPK-në si organizatë terroriste.

17 shtator 2012 (gazeta-Shqip.