Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit
Projekti për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit me disa korsi po vijon edhe pas dhjetëra protestave të ambientalistëve dhe përfaqësuesve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Pas prerjes së dhjetëra pemëve, tanimë radhën e ka heqja e murit rrethues të Pallatit të Brigadave, një ndër objektet e vyera të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit. Punëtorët e firmës së ndërtimit kanë nisur heqjen e murit rrethues, një mur që duhet të rivendoset sërish pak metra më tutje, pasi kjo ishte kërkesa e Kryeministrit, pas protestave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Pallati i Brigadave dhe muri rrethues i tij, janë ndër veprat më të vjetra të Tiranës. Zgjerimi i kësaj rruge është kontestuar disa herë nga shoqëria civile, pasi firma e ndërtimit ka nisur punën pa një leje mjedisore, dhe pa një projekt të miratuar e të bërë publik për zgjerimin e rrugës.