Një zyrtar i Al Kaedës dhe të paktën katër militantë të dyshuar islamikë janë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Pakistanit.


Zyrtarë të inteligjencës, duke folur nën kushte anonimiteti, ka konfirmuar se Abu Kasha al-Iraqi është vrarë në rajonin e Vaziristanit Verior. Abu Kasha al-Iraqi thuhet të ketë qenë projektues i rangut të lartë brenda rrjetit terrorist.


Vaziristani Verior është njëri nga shtatë qarqet fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, ku militantët e Al Kaedës besohet se kanë strehët e tyre.

25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)