Pakti
Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi dje edhe marrëveshjen për kthimin e borxhit ndaj Maqedonisë, marrë në kohën e diktaturës ndaj ish-Jugosllavisë, vlerë e cila arrin në 1.7 milionë euro. Në qershor të këtij viti, Shqipëria i ktheu nga ky borxh 5.4 milionë dollarë Kroacisë, pjesë e ish-Federatës Jugosllave. Një pjesë e mirë e këtyre borxheve janë në proces shlyerjeje, ndërsa ka mbetur vetëm marrëveshja me shtetin maqedonas. I pranishëm në komision ishte drejtori i borxhit në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj, por konsensusi paraprak në komision nuk i dhanë shumë hapësira përfaqësuesit të bënte shpjegime të detajuara. Në total, qeveria komuniste arriti të merrte 200 milionë dollarë, duke nisur nga Kuba e largët, Koreja e Veriut, Rusia, Kina dhe deri tek ish-vendet e Jugosllavisë.