Pas debateve të forta mes deputetit socialistit, Damian Gjiknuri dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, Kuvendi ka vendosur të përjashtojë 1 javë deputetin socialist nga punimet e Parlamentit.


Debatet mes Gjiknurit dhe Rusmalit janë zhvilluar gjatë mbledhje së sotme, ku u miratuan propozimet e LSI-së dhe të PBDNJ-së për anëtarët në KQZ. Kundërshtimi i Gjiknurit ka ardhur pas vendimit të kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali për të vënë në rend të ditës edhe emrat për kryetar të KQZ, gjë që sipas deputetit të PS është një shkelje e hapur e procedurave.


Kjo, pasi opozita në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar që kreu i KQZ-së të zgjidhet pasi të jenë zgjedhur anëtarët e këtij komisioni.

Kërkesa për përjashtimin e Gjiknurit i ka ardhur pranë Kuvendit pikërisht nga ana e komisionit të ligjeve dhe kreut të saj, vendim të cilin vetë Gjiknuri e ka cilësuar absurd dhe ka theksuar se ai nuk bëri gjë tjetër vetëm se denoncoi paligjshmërinë e mbledhjes.

27 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)