Social-Demokratët opozitarë të Gjermanisë kanë emëruar të premten sfiduesin e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.


Ai është ish-ministri i Financave, Peer Steinbrueck, i cili njihet në Gjermani si ekspert financiar, dhe ka udhëhequr përgjigjet e Berlinit ndaj krizës financiare globale në vitet 2008-2009. Mësohet 65-vjeçari do të zyrtarizohet si kandidati i përbashkët i bllokut të partive të qendrës së majtë ditën e hënë.


Partia Social-Demokrate shpreson se ky reputacion i Steinbrueckut do të bindë votuesit se politikani nga Hamburgu do të jetë lider i duhur për të udhëhequr Gjermaninë, megjithëse duket se Merkel gëzon ende një mbështetje të gjerë.

28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)