Të paktën 20 vetë janë vrarë dhe më tepër se 70 të tjerë janë plagosur, në valën e sotme të sulmeve me bomba në qytetet në gjithë Irakun.  Sipas të dhënave të policisë, në pjesën më të madhe shënjestra e sulmeve ishin shiitët myslimanë dhe zyrtarët e policisë.


Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taji, 30 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, ku si pasojë e tre sulmeve të njëpasnjëshme me makina-bombë mbetën të vrarë të paktën 8 vetë dhe u plagosë më se 20 të tjerë.


Sulmet e tjera kanë ndodhur të paktën në tetë qytete të vendit, përfshirë Bagdadin, Mosulin dhe Kufin dhe në pjesën më të madhe kanë pasur si synim forcat e sigurisë.

30 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)