Një grindje e çastit për pak është shndërruar në krim brenda familjes. Një 40-vjeçar nga Xhafzotaj është plagosur me çifte nga i kushëriri, djali i xhaxhait, ndërkohë që policia ende nuk i ka zbardhur motivet e plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, pranë shkollës 9-vjeçare në Xhafzotaj, ku shtetasi Gazmend Markaj 40 vjeç është qëlluar me çifte, duke mbetur i plagosur. Markaj është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e Durrësit e mbërritur në vendngjarje raporton se 40-vjeçari dyshohet të jetë plagosur nga djali i xhaxhait të tij, Musa Markaj dhe po punohet për kapjen e tij.
2 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
