Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në periferi të Kamzës. Policia ka nisur hetimet dhe ndonëse fillimisht u duk si rast vetëvrasjeje, policia nuk përjashton pistën e vrasjes.


Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, në rrugën “Albania”, në zonën e njohur si “argjinatura” në Kamëz,  ku 35-vjeçari Armando Jaupi është gjetur i vrarë me pistoletë. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht mësohet se 35-vjeçari është grindur paraditen e sotme me disa persona të tjerë, duke hedhur dyshime të forta  për vrasje e tij.


Policia vijon kërkimet për identifikimin e personave të cilët kanë shoqëruar Jaupin gjatë paradites, ndërkohë që trupi i pajetë i 35-vjeçarit i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila pritet të përcaktohet rrethanat e vdekjes së tij.


3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)