Policia spanjolle ka arrestuar një 21-vjeçar në Palma de Majorka, me dyshimin se po organizonte një sulm me bombë ndaj universitetit të ishullit. I dyshuari u arrestua vetëm pak orë, pasi policia arriti të zbulonte se kishte porositur dhe marrë mbi 140 kilogramë përbërës për ndërtimin e eksplozivëve.
Në një ditar personal, u zbuluan shkrime të tij në të cilat shprehte urrejtjen ndaj shoqërisë dhe ku e konsideronte veten të gatshëm për të vdekur në një sulm.
Besohet se plani i të riut ishte të vendoste një numër bombash artizanale në të gjithë kampusin e universitetit, duke imituar masakrën e Kolorados.
Emri i 21-vjeçarit nuk u bë publik në media për arsye hetimesh. Nuk është e qartë nëse i riu është i lidhur me ndonjë organizatë terroriste, por sipas policisë, besohet se ai do të vepronte vetëm.
4 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)