Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim prej një viti për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.
Burimet policore lokale deklaruan se Enver Likaj, 27 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë vlonjate, pasi gjykata e ka dënuar në mungesë me 6 vjet dhe 5 muaj burg.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ku Likaj pas një konflikti të çastit qëlloi me thikë N. C, 21 vjeç duke e plagosur rëndë. Ai u largua menjëherë nga vendngjarja duke u dënuar në mungesë nga gjykata e Vlorës.
6 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)