Sipas informacioneve që vijnë nga zyrtarët turq, ushtria turke ka kryer ditën e sotme një sulm hakmarrës ndaj Sirisë, pasi kjo e fundit kishte hedhur një bombë në një fshat përtej kufirit.


Kjo është dita e gjashtë me radhë e hakmarrjes turke kundër bombardimeve nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rebelëve.


Dyluftimet janë më serioze në pikat ndërkufitare, ku dhuna ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura turke e kanë përforcuar praninë e tyre përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë.


Javën e kaluar, bombardimi i Sirisë në qytetin turk Akcakale la të vrarë pesë civilë turq, mes të cilëve 3 fëmijë.

8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)