Policia shqiptare ka sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek një sasi prej 160 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga transportuesin e drogës.


Sipas burimeve zyrtare të policisë, sasia e lëndës narkotike u gjet në një makinë me targa greke që drejtohej nga një shqiptar. Ndalimi është bërë në fshatin Plasio, të Igumenicës, dhe dyshohet se droga ka kaluar në kufirin e Konispolit në Sarandë dhe do të kishte destinacion përfundimtar, Athinën.


Sipas policisë greke është bërë i mundur arrestimi i një 42-vjeçari shqiptar ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.


9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)