Një ngjarje makabre ka tronditur Xhafë Zotajn mëngjesin e sotëm.Një 18-vjeçare është gjetur nga i ati e masakruar me thika dhe pa kokë, pranë mbikalimit në Fllakë, në hyrje të Xhafë Zotaj, në Durrës. Sipas policisë, Aishe Vata, 18 vjeç, është gjetur e shtrirë në një arë, pranë shinave të trenit.
Ekspertët kriminalë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, e cila për momentin është e mbuluar nga misteri. Paraprakisht dyshohet se vajza është larguar nga shtëpia rreth mesnatës dhe më pas nuk është kthyer më. Për këtë arsye i ati ka dal në mëngjes për ta kërkuar.
Policia po merr në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të ngjarjes makabre.
(vijon…)
11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
