Kryesocialisti Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha për të bashkëpunuar për 3 reformat që janë vënë kusht nga BE, për mosbllokimin e statusit.


“Saliu njoftoi sot futjen e Zotit në koalicionin qeveritar për 2013! Tallje me shqiptarët deri në përbuzje apo thjesht i dalë mendsh?”,shkruan Rama në faqen e tij personale në Tëitter, duke ironizuar deklaratat e Berishës.


Më herët kreu i ekzekutivit deklaroi në grupin kuvendor të PD-së se i bënte thirrje kundërshtarit të tij politikë, Edi Rama për kompromis. Berisha deklaroi se Rama duhet të bashkëpunojë dhe të mos bllokojë këto 3 reforma, pasi do të bënte një gabim të pafalshëm. Berisha përcaktoi javën tjetër si kohën e duhur kur opozita të japë konsensusin e saj për votimin e Gjykatës së Lartë, statusin e nënpunësit civil si edhe reformën parlamentare.


15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)