Policia ne Durres, foto ilustruese


Shtatë persona, mes të cilëve pesë femra, janë vënë në pranga për prostitucion në Durrës. Burimet policore njoftuan se fal operacionit të koduar “Ura e Dajlanit 2” janë arrestuar tre shfrytëzues prostitucioni dhe katër vajza që ushtronin këtë aktivitet. Sipas të njëjtit burim mësohet se Gentjan Tahiri, 22 vjeç, Xhanfranko Kiptiu, 21 vjeç dhe Bajame Ibrahimi, 47 vjeçen rekrutonin e më pas trafikonin drejt Italisë për ti shfrytëzuar për prostitucion femra shqiptare.


Nga hetimet u verifikua se drejt Italisë janë nisur katër vajza, dy nga Berati, një nga Elbasani dhe një nga Korça të moshave 17-21 vjeç. Hetimet vijojnë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe katër persona të tjerë. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.


17 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)