Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhaj të komunës Shkrel, kur një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.


Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Rrok Ulaj dhe Nikolin Ulaj, pasagjer në furgon.


Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të dy të plagosurve, të cilët janë transportuar menjëherë në spital dhe gjendja e tyre, sidomos e pasagjerit, paraqitet e rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


19 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)