26 nxënës kanë mbetur të vdekur si rezultat i përmbysjes së autobusit me të cilin ata udhëtonin në pjesën jugperëndimore të Iranit, informon media vendase.


Radioja shtetërore iraniane ka raportuar sot se përplasja e autobusit ndodhi dje në provincën Khuzestan. Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i autobusit e kishte humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe në kushte motit të keq me shi.


Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur 19 vetë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Irani është ndër shtetet me sigurinë më të dobët në trafik dhe raportohet se çdo vit, në më se 400 mijë incidente në trafik, vdesin afro 20 mijë vetë.


20 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)