Kryeministri finlandez, Jyrki Katainen ka shpëtuar pa u lënduar pasi një person u përpoq ta sulmojë atë me thikë. Një zëdhënës i qeverisë tha se rojet e sigurisë kanë penguar një person ndërsa i afrohej kryeministrit dhe e kanë larguar atë pasi ia vunë prangat.


Katainen po zhvillonte fushatë në qytetin jug-perëndimor të Turkus, para zgjedhjeve komunale të së dielës, kur ndodhi sulmi ndaj tij. Nuk ka ende detaje në lidhje me identitetin e sulmuesit dhe motivet e tij, ndërkohë që është konfirmuar fakti që kryeministri ka shpëtuar pa ndonjë lëndim nga sulmi.


22 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)