Festa e Kurban Bajramit nuk ka penguar grabitësit të sulmojnë një furgon me pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një furgon i linjës Dibër-Tiranë është ndaluar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur në tunelin e Shkopetit, në aksin Milot-Burrel.
Pasagjerët kanë deklaruar se të dy personat e paidentifikuar kanë arritur tu grabisin atyre dhe drejtuesit të furgonit unaza dhe sende të tjera floriri, si dhe një shumë të konsiderueshme parash që e kishin me vete.
25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
