
Ka shkuar në 48 numri i të vdekurve nga stuhia Sandy, e cila goditi të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rreth 8 milionë shtëpi dhe biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike.
Të paktën 18 prej të vdekurve raportohet të jenë nga Nju Jorku, një prej qyteteve të goditura më rëndë nga stuhia Sandy.
Linjat e metrove në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë jo funksionale, ndërsa shumë aeroporte, linja hekurudhore, rrugë dhe porte vazhdojnë të jenë të mbyllura, në rajonet e prekura nga stuhia.
Zyrtarët thonë se bursa e Nju Jorkut dhe Aeroporti Ndërkombëtar John F.Kennedy në Nju Jork pritet të hapen gjatë ditës së sotme, pasi qëndruan të mbyllura për dy ditë radhazi. Mendohet se dëmet e kësaj stuhije do të jenë mes 10 dhe 20 miliardë dollarëve. P
Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet të vizitojë sot të mbijetuarit e stuhisë në Nju Xhërsi.
31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)