Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Has. Një baba ka qëlluar për vdekje mbi të birin e më pas është dorëzuar në polici pa bërë rezistencë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kosturr, në familjen e Binak Nabollit, 71 vjeç, i cili sipas policisë ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli, 21 vjeç.


Paraprakisht blutë bëjnë me dije se dyshohet se Nabolli e ka vrarë të birin pas një konflikti të çastit, për motive banale. Babai vrasës është ndaluar nga policia, ndërkohë që grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhje e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit të rëndë.


31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)