Foto ilustruese


Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 125 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek,duke vënë në pranga pesë persona. Operacioni policor është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Vrisella, Igumenicë.


Fillimisht policia ka rënë në gjurmë të sasisë së drogës, ku kanë identifikuar 4 çanta me 125 kg marijuanë në total të fshehura në disa shkurre. Menjëherë pas kësaj policia greke ka rrethuar zonën ku u gjet droga, ku më pas ka arrestuar në kufirin mes dy shteteve dhe 5 shtetasit shqiptarë , përkatësisht të moshave 21, 24, 30, 38 dhe 42 vjeç, të dyshuar si posedues dhe transportues të lëndës narkotike.


Dyshohet se 5 shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, e kanë transportuar drogën nga fshati Janjari i Sarandës për në tokën greke, ndërsa po sipas policisë të arrestuarit deklarojnë se janë nga Lushnja, por dyshohet se mund të jenë nga Saranda.


1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)