Transparency International Albania, përfaqësia e organizatës lider në botë në luftën ndaj korrupsionit përshëndet vizitën dhe fjalën Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në Kuvendin e Shqipërisë.
“Transparency International Albania vlerëson me konsideratë të lartë apelin e Sekretares Amerikane të Shtetit, zj. Clinton mbi ndërshkueshmërinë pa kompromis të fenomenit të korrupsionit. TIA është në krah të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë angazhime serioze që ndëshkon popujt demokratikë si edhe Shqipëria të përmirësojnë jetën e tyre.
Në këtë vit jubile të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të nderuar me vizitën e Sekretares së SHBA, znj. Clinton, Transparency International Albania u bën apel klasës politike në vend dhe agjencive ligjzbatuese të ndërmarrin reforma konkrete për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, forcimin e institucioneve të pavarura, shtetit ligjor dhe qeverisjes transparente”, thuhet në deklaratën e TIA.
1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)