Shifra e viktimave nga uragani Sandy, që goditi të hënën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arritur në 90 të vdekur, ndërsa shumica prej tyre, janë shënuar në shtetin e Nju Jorkut.


Zyrtarët thonë se të paktën 47 njerëz në shtetin e Nju Jorkut, përfshirë rreth 40 në qytetin e Nju Jorkut, janë konfirmuar se kanë vdekur pas goditjes së stuhisë. Rreth 40 persona të tjerë raportohet se kaun mbetur të vdekur si pasojë e uraganit të fuqishëm Sandy në gjashtë shtete të tjera.


Dëmet materiale të shkaktuara nga uragani në SHBA llogariten në disa miliarda dollarë. Para se të godiste SHBA-në, stuhia Sandy kishte lënë rreth 70 viktima në Karaibe.


2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)