Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi një takim me drejtorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të TAP-it, Michael Hoffman.


Gjatë këtij takimi, Hoffman theksoi se në 3 mujorin e parë të vitit 2013, konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar për përzgjedhjen midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco. Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të përshpejtojmë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, midis 3 vendeve të interesuara, ndoshta brenda këtij viti.


Ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë strategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Europën. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.


6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)