Prokuroria ka tërhequr akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish- zv/ministrit të kësaj ministrie, Leonard Beqiraj të cilët u akuzuan për korrupsion pas daljes në dritë të një videoje të fshehtë të xhiruar nga vetë ish ministri, ku të dy ish zyrtarët shfaqeshin duke ndarë një shumë parash.
Tërheqja e organit të akuzës vjen pas vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen “Prifti- Beqiraj”, duke e shpallur të papërdorshme videon në fjalë.
Gjykata ia kishte kthyer dosjen prokurorisë 4 ditë më parë dhe kjo e fundit ka vendosur pushimin përfundimtar të çështjes.
8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)