Dy të vdekur dhe pesë të plagosur ishte bilanci i përplasjes se dy mjeteve që udhëtonin në kahe të kundërta në orët e para të mëngjesit në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Dy shtetas kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur rreth orës 03.30 në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Kthesa e Kordhocës, shumë pranë fshatit Lazaratit.
Policia konstatoi në vendngjarje se automjeti me targa AA 740 BP, që drejtohej nga shtetasi Glodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha është përplasur me automjetin me targa Gj 254 A, që drejtohej nga shtetasi Ritvan Ponde, 35 vjeç nga Gjirokastra i cili po lëvizte nga Gjirokastra për Kakavijë.
Në njërin automjetin udhëtonin, përveç drejtuesit të mjetit dhe tre shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari – Kastrioti që u zhvillua të shtunën në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqtari anësor si dhe Rigers Pjetrushi, 32 vjeç gjyqtari i katërt i ndeshjes.
Ndërsa në automjetin tjetër udhëtonin shtetasi Xhemal Lamko, 60 vjeç nga Gjirokastra, Adriatik Liti, 61 vjeç nga Gjirokastra si dhe Ilirjan Xhemali, 53 vjeç nga Gjirokastra.
Si pasojë e përplasjes automjeti i këtyre të fundit ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës. Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën pas rreth gjysmë ore në spital dy nga pasagjerët, dhe konkretisht shtetasi Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha, pasagjer tek automjeti i shtetasi Ilirjan Xhemali.
Ndërsa 5 shtetasit e tjerë të përfshirë në aksident janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën momentalisht. Sipas hetimeve paraprake, ka rezultuar se shkaku i aksidentit me pasojë vdekje është humbja e kontrollit të automjetit ku udhëtonin gjyqtarët.
11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)